Loading edition detail...
Preparing this view.
Frrok Haxhia (Artist i Merituar),Qytetar Nderi (Fushe-Arrez), Krenaria Komunes(Gjegjan)
Një pjesë e gjerë e krijimeve të F.H u kushtohet ngjarjeve historike si dhe figurave të shquara kombëtare që nga Skënderbeu, Ismail Qemali, Isuf Sokoli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Bajram Curri etj. Në këngët dhe rapsoditë e autorit dallohet karakteri epik i këngëve. Ai me vargje të goditura për luftëtarë dhe dëshmorët e kombit arrin të japë tabllo të gjëra të luftrave shekullore kundër armiqve për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Vargjet e kënduar me mjeshtëri nga Frrok Haxhia mbartin një fuqi të madhe shpirtërore...bukuria ju qëndron dhe në interpretimin me mjeshtëri të rapsodit, i cili, duke u mbështetur edhe në traditën e epikës legjendare të kësaj zone, hera-herës gërsheton elementë të veçantë në strukturën e këngës me temën historike. Në ciklin e këngëve për dëshmorët e LANÇ-it shpesh herë elementët eligjiake u japin atyre një note të fortë emocionalo-tragjike. Në krijmtarinë e këtij autori zënë mjaftë vënd dhe këngët e përvajshme, ligjërime ose siç i quan autori “gjama”. Vargjet dhe këngët e dashurisë dhe të dasmave zënë mjaftë vënd në krijmtarinë e Frrok Haxhisë ku shumë prej tyre janë përhapur aq shumë janë bërë popullore saqë kanë humbur dhe autorësinë. Në krijimtarinë poetike të rapsodit vihet re mbështetja e tij në taditën e trevës së Pukë-Mirditë. Forma e ndërtimit artistik të vargjeve kanë rima dhe asonanca në një strukturë monostrofike. Gjuha e tij e pastër me tingëllime të fuqishme shpreh qartë individualitetin e tij poetik. Studiuesi Fran Cara nga Puka është shprehur se “vargu i rapsodive të Frrok Haxhisë, është krejtësisht i tabanit popullor, por i punuar me ngulm e shije të hollë, i mbushur me shume shprehje të bukura popullore e figuracion të larmishëm , ç’ka e ndihmon për të shprehur në mënyrë poetike mendimet, e për të vulosur origjinalitetin e tij krijues...”. Krijimtaria popullore e rapsodit Frrok Haxhia , Artist i Merituar, përbën një vlerë të veçantë për pasurinë e folklorit tradicional shqiptar. Bardhosh Gaqe (studiues-kritik arti) Frrok Haxhia ka lindur në fshatin Gjegjan të Mirditës (pas çlirimit rrethi Puke) me 15 Prill 1934 në një familje të varfër fshatare me traditë atdhetare. Që në moshë të vogël, Frrok Haxhia u rrit mes bejtarëve dhe rapsodëvë të krahinës dhe mrekullohej prej tyre. Filloi ti binte me mjeshtëri çiftelisë dhe sharkisë. Shumë shpejt, duke kënduar këngët për kreshnikët e luftrat dhe trimëritë shqiptarë në vitin 1950 filloi të shkruante dhe të këndontë vargjet e tija. Ishin rapsodet e vjetër të krahinës që mësuan dhe e edukuan me këngët dhe interpretimin e tyre që i shërbyen Frrokut të fitonte dhe trashëgonte mënyrën e interpretimit të rapsodive e këngëve, vajeve burimore shqiptare të trevës veriore e më gjërë. Sot shumë krijime dhe vargje të tijë i gjen të përhapura që nga Shkodra, Kosovë, Maqedoni e më gjërë, deri atje ku jetojne dhe emigrantët shqiptarë. Frrok Haxhia, për më shumë se 45 vite ka bërë një jetë aktive në shërbim të artit dhe folklorit në veçanti. Gjatë kësaj karriere ka qënë dhe një mësues dhe përkrahës i mrekullueshëm për brezat e ardhshëm. Një nga arsyet që talentet e reja gjenin gjithnjë mbeshtetje tek ai ishte thjeshtësia, dashuria për njerzit dhe humori që e karakterizon. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike që janë zhvilluar në Shqipëri dhe është vlerësuar “Laureat Festivali” çmimi më i lartë i festivalit që jepej aso kohe. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për shumë vite me radhë. Është vlersuar dhe me qindra çmime e medalje, vlerësime të tjera të larta si artist ndër vite. Ka titullin e lartë “Artist i Merituar”. Për merita të tjera të shquar shoqërore është urdhëruar “Qytetar Nderi” Fushë-Arrëz dhe “Krenaria Komunës Gjegjan” vëndlindjes së tijë. Prej vitesh është antar nderi i “Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë” në Athinë. Për Frrok Haxhinë kanë shkruar studiues e hulumtues në botimet e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Kulturës Popullore ku janë përfshirë dhe shumë nga krijime të tij në botime të veçanta shkencore. Shumë nga krijimete tija rapsodike dhe të interpretuara prej tij janë regjistruar ndër vite nga Radio Tirana, Shkodra, Korça, Kukësi, TVSH etj, ku disa prej tyre ruhen sot në arkivat e tyre. Mbi 400 këngë të ngritura e të kënduara nga rapsodi F.H kanë lënë gjurmët e veta në jetën folkforike e artistike shqiptare. Bardhosh Gaqe (Studiues-Kritik Arti)
| Publisher | Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" |
|---|---|
| Pages | 133 |
| Search language | norwegian |
Publication-specific alternatives linked to the same work.